“Art without limit International Film Festival” Edicioni 3 - Gazeta Express
string(56) "art-without-limit-international-film-festival-edicioni-3"

Arte

Gazeta Express

21/11/2022 13:22

“Art without limit International Film Festival” Edicioni 3

Arte

Gazeta Express

21/11/2022 13:22

Aktorja nga Hollywoodi anëtare e jurisë në “Art Without Limit International Film Festival” 3 “Art Without Limit International Film Festival” është duke bërë përgatitjet e fundit rreth organizimit të Festivalit për këtë vit, ku ky edicion do të mbahet nga data 01 – 03 Dhjetor 2022 në Kino Armata në Prishtinë!

Në këtë edicion janë përzgjedhur 50 filma të shkurtër, dokumentar, artisik, dhe animacion,të gjithë filma që kan për temë aftësinë e kufizuar, të cilët filma do të shfaqen për tre ditë radhazi në Kino Armata në Prishtinë!

Lexo Edhe:

Filmat të cilët janë pranuar këtë vit vijnë nga Regjisor dhe Aktorë të sukseshëm në arenën ndërkombëtare të cilët kan punuar dhe luajtur në filma dhe seriale të mëdha siç janë; Game of Thrones, Gangs of London, Harry Poter etj.

Meqë viti 2022 është shpallur vit i aftësisë së kufizuar nga Qeveria e Kosovës, në programin tre ditor, përveq filmave do të ketë edhe aktivitete të tjera siç janë; Terapi muzikore nga fëmijët me aftësi të kufizuara në bashkëpunim me shkollat speciale dhe publike të Prishtinës, poashtu do të ketë panele diskutimi me regjisorë dhe autorët vendor dhe të huaj.

Këtë edicion, pjesë e jurisë kryesore janë emra të njohur të Kinematografisë Amerikane, Evropiane, dhe vendore si; Eileen Grubba; Aktore nga Hollywoodi e cila është pjesë e kompanive të mëdha filmike me paraqitjet e sajë televizive si; HBO (Kompania e cila e ka realizuar serialin “Game of Thrones”) NETFLIX, CBS, FOX, NBC ku si aktore ka luajtur përkrah Aktorëve si Demi Moore, Russel Crowe, Jason Bateman etj.

Ajo po ashtu është pjesë e serialeve të njohura si; S.W.A.T, “Profecy””Watchmen” “New Amsterdam, përpos aktorës Eilen Grubba drejtuesit e Festivalit si pjesë të jurisë kanë përzgjedhur edhe Delyana Maneva ; Skenariste, shkrimtare dhe prfofesoreshë në Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe filmit “Krastjo Sarafow” në Sofje, si skenariste ajo ka realizuar shumë seriale, shfaqje teatrale dhe filma të suksesshëm, ndër ta filmin “Mission in London” Iicili film ka te fituara shumë çmime kinematografike nëpër

Botë. Anëtarja tjetër e jurisë është Regjisorja nga Gjermania; Linda Gasser, e cila është drejtoreshë e Festivalit të filmit “Arc International Film Festival” në Mainz Gjermani!

Si dhe Regjisori i mirënjohur Shqiptar; Isa Qosja, i cili ka realizuar filma Artistik dhe Dokumentar me te cilët ka fituar çmime të rëndësishme në Festivale Ndërkombëtare, poashtu është profesor dhe themelues i drejtimit të regjisë në Fakultetine e Arteve në Prishtinë!

Përpos jurisë kryesore, Festivali ka përzgjedhur edhe disa anëtar për juri të kategorive të tjera si; Juria e kategorisë së mediave; Marin Mema, Milot Hasimja, Mirjeta Baraliu, Dardan Selimaj, Kreshnik

Berisha – Keka, dhe Edita Doli.

Juria e Animacioneve e cila përbëhet nga;

Joan Zhonga; nga Greqia, RegjjisoriI filmave të animuar

Rijad Mehmeti – Aktivist i shquar në shoqëri, themelues i projektit “Team Rijad” me UNICEF

Medina Surdulli – Kampione në not, anëtare e Down Syndrome Kosova

dhe Juria speciale e cila përbëhet nga;

Diana Elizabeth – Aktore e njohur nga Hollywoodi, avokuese e përsonave me aftësi të kufizuar

Suela Lala – drejtoreshë e Organizatës “Së bashku” në Tiranë, anëtare e European Network on

Independent Living (ENIL) në Bruksel

Fazile Bungu; Drejtoreshë e organizatës së personave me aftësi të kufizuara “HendiFer”

Avni Hetemi; Aktivist nga Zvicra

Ceremonia e hapjes së Festivalit do të mbahet me datën 01.Dhjetor.2022 në ora 19:00 në Kino Armata në Prishtinë

Ndërsa ceremonia e mbylljes do të mbahet më 03.Dhjetor.2022 në ditën Ndërkombëtare të aftësisë së kufizuar ora 19:00 në Kino Armata.

/Express