Arrestohet në Prishtinë 43 vjeçari i dënuar me një vit e gjysmë burg për vrasje në tentativë - detaje - Gazeta Express
string(73) "arrestohet-nje-person-ikerkuar-per-vrasje-ne-tentative-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 22:39

Arrestohet në Prishtinë 43 vjeçari i dënuar me një vit e gjysmë burg për vrasje në tentativë – detaje

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 22:39

Është arrestuar një përson i kërkuar për vrasje në tentativë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në Prishtinë, duke treguar se personi i arrestuar është A.E, 43 vjeç.

Ai ishte dënuar 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar për vrasje në tentativë

Prishtinë, 26 prill 2026 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar:

– A.E., mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

I njëjti, pas arrestimit nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement