Arrestohet një grua me shtetësi zvicerane në Viti, dyshohet se kanosi një burrë përmes rrjeteve sociale - Gazeta Express
string(102) "arrestohet-nje-grua-me-shtetesi-zvicerane-ne-viti-dyshohet-se-kanosi-nje-burre-permes-rrjeteve-sociale"

Arrestohet një grua me shtetësi zvicerane në Viti, dyshohet se kanosi një burrë përmes rrjeteve sociale

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 9:37

Një grua me shtetësi zvicerane është arrestuar dje në Viti, pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale dyshohet se i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kanosje një burri.

Gjatë kontrollit, të dyshuarës në çantë i është gjetur marihuanë.

Lexo Edhe:

“Viti/18.04.2024-21:30. Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është  gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.