Arrestohet 41-vjeçari në Podujevë që ishte në arrati, dërgohet në vuajtje të dënimit - Gazeta Express
string(83) "arrestohet-41-vjecari-ne-podujeve-qe-ishte-ne-arrati-dergohet-ne-vuajtje-te-denimit"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 10:21

Arrestohet 41-vjeçari në Podujevë që ishte në arrati, dërgohet në vuajtje të dënimit

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 10:21

Policia e Kosovës ka arrestuar një 41-vjeçar në Podujevë i cili ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës, në një operacion të befasishëm herët në mëngjes.

Përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se i njëjti pas arrestimit nga është dërguar në vuajtje të dënimit prej tri vitesh, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si  autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia stacionit të Podujevës ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit,  arriti të arrestoj personin e kërkuar, i  cili deri sot ishte në arrati; ·B. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit  prej tri vitesh”, thuhet në njoftim.