Arrestohen të dyshuarit për tentim vrasjen në Graçanicë, Policia zbulon moshën dhe inicialet - Gazeta Express
string(91) "arrestohen-te-dyshuarit-per-tentim-vrasjen-ne-gracanice-policia-zbulon-moshen-dhe-inicialet"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 10:46

Arrestohen të dyshuarit për tentim vrasjen në Graçanicë, Policia zbulon moshën dhe inicialet

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 10:46

Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për tentimvrasjen që ka ndodhur dje në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

Ata me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lexo Edhe:

Të dyshuarit janë I.R 30 vjeç dhe D.T 22 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Dërgohen në mbajtje dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë

Pas një pune të intensive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personat e dyshuar lidhur me rastin tentim vrasje  që ka ndodhë me datën 27.01.2022 në fshatin Llapnasellë të Graqanicës.

Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e të dyshuarve nga ana e policisë, kanë bërë që personat e dyshuar:

– I. R,  mashkull 30 vjeç dhe

– D.T, mashkull 22 vjeç, mbrëmë të dorzohen në polici.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personat e dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.