Arrestimi i Prokurorit Special në Mal të Zi, Dimal Basha: Prokurorët s'janë të shenjtë, tek ne ia kanë heq fletëarrestin Radojiçiqit - Gazeta Express
string(128) "arrestimi-i-prokurorit-special-ne-mal-te-zi-dimal-basha-prokuroret-sjane-te-shenjte-tek-ne-ia-kane-heq-fletearrestin-radojiciqit"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 11:36

Arrestimi i Prokurorit Special në Mal të Zi, Dimal Basha: Prokurorët s’janë të shenjtë, tek ne ia kanë heq fletëarrestin Radojiçiqit

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 11:36

Deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka reaguar pasi në Mal të Zi është arrestuar ish-kryeprokurori special.

Basha ka thënë se në Kosovë prokurorët e tërheqin fletëarrestin për Milan Radojiçiqin dhe “ka prej tyre që kanë punu me shpallë Levizjen organizatë terroriste”.

Lexo Edhe:

“Mali i Zi në bashkëpunim me Interpolin e arreston ish-kryeprokurorin special, Millivoje Katniq, i cili poashtu ishte edhe zyrtar i lartë i policisë! Tek ne prokurorët i kanë tërheq fletëarrest Radojçiçit! Ka prej tyre që kanë punu me shpallë Levizjen organizatë terroriste! Ka prej tyre që ju shërbejnë grupeve të interesit, gjithmonë në dëm të shtetit!”

Ai ka shkruar se prokurorët nuk janë të shenjtë e as nuk amnistohen nga kritika.

“Prokurorët nuk janë të shenjtë as nuk amnistohen nga kritika, sepse qytetarët siç kërkojnë punë e mirëqenie, ata gjithashtu meritojnë edhe drejtësi!”