Armend Muja tregon se pse s'duhet të votohet projektligji për Trustin - Gazeta Express
string(68) "armend-muja-tregon-se-pse-sduhet-te-votohet-projektligji-per-trustin"

Armend Muja tregon se pse s’duhet të votohet projektligji për Trustin

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 11:36

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kryetar në Komisionin për Buxhët, Punë dhe Transfere, ka thënë të enjten gjatë seancës së Kunvedit të Kosovës se tërheqja e një pjese të Trustit “krijon një precedent të rrezikshëm”.

“Është kundërshtuar në Komision që të ketë tërheqje të mjeteve të Trustit”, ka thënë Muja.

Lexo Edhe:

Sipas tij kjo ide “shkatërron strukturën pensionale”, Muja ka shtuar se “tërheqja e mjeteve të Trustit i ndihmon vetëm 5 për qind të Trustit”.

“Mbëshetja e Qeverisë është shumë më e gjerë për të gjitha kategoritë”, ka vazhduar deputeti i VV-së.

Muja ka cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), ku tha se edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, Kosova ka rritje ekonomike pak më shumë se 5 për qind.

Ai ka theksuar se çuditet me deputetët e rinj të cilët e mbështesin tërheqjen e trustit, duke shtuar se “është i destinuar për moshën e pleqërisë”.

“Duhet të ndalojmë çdo nismë ligjore që tenton të preken kursimet pensionale”, ka thënë Muja. /Express