Buçko rrëzohet nga gomari në Ferma VIP - Gazeta Express
string(38) "bucko-rrezohet-nga-gomari-ne-ferma-vip"

Buçko rrëzohet nga gomari në Ferma VIP

TV/Film

Gazeta Express

16/05/2024 20:49

Ditea dhe Gledis vijojnë aventurat e tyre në ishull. Ky i fundit tentoi ditën e sotme të bënte një shëtitje një gomar që gjendej aty afër por siç duket gjërat nuk shkuan aq mirë.

Edhe pse Ditea e paralajmëroi të mos hipte, ai nuk e dëgjoi por fatkeqësisht përfundoi duke u rrëzuar prej tij.

Lexo Edhe:

“Çfarë trimi që je”, i tha Ditea Gledisit, pasi ky i fundit u tremb “për vdekje” nga lëvizja e gomarit.

Rikujtojmë që Ditea dhe Buçko ndodhen në ishull dhe vetëm një prej tyre do të ketë mundësinë të kthehet përsëri në fermë dhe për këtë do të jetë publiku ai që do të vendosë.

Buçko u dërgua në ishull pasi Agai e “eliminoi” prej garës për shkak të thyerjes së rregullave e ndërsa Ditea humbi sfidën përballë Xhesikës ku të dyja dolën më pak të preferuarat e publikut.