Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar udhëzimet për qytetarët lidhur me mënyrën e plotësimit të fletëvotimit në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas njoftimit të KQZ-së, votuesit fillimisht duhet të sigurohen që fletëvotimi është i vulosur në pjesën e pasme.
Më pas, në anën e majtë të fletëvotimit duhet të shënohet vetëm një subjekt politik, ndërsa në anën e djathtë mund të shënohen deri në dhjetë kandidatë të atij subjekti politik.
Pas përfundimit të votimit, fletëvotimi duhet të paloset dhe të vendoset në kutinë e votimit.
KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin këto udhëzime, në mënyrë që vota e tyre të konsiderohet e vlefshme.