Ardi dhe Mirdoni, dyshja që i dhuruan shtëpisë energji pozitive që prej hyrjes në BBVK
TV/Film
Gazeta Express
08/12/2023 22:40
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ është
transmetuar një video material, protagonistë të së cilit ishin dy banorët e
rinj të Big Brother VIP Kosova, Ardi dhe Mirdoni.
Në sekuencat e klipit janë përfshirë momentet
e tyre më të mira brenda shtëpisë, si dhe energjia që ata i kanë sjellë kastit
aktual.
Ardi me këndim, e Mirdoni me batuta, i kanë
bërë banorët të përjetojnë momente emocionuese e qesharake përgjatë qëndrimit
të tyre të deritanishëm në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.