“Archivio VAR” i heq dilemat e “golit fantazmë” në El Clasico - Gazeta Express
string(57) "archivio-var-i-heq-dilemat-e-golit-fantazme-ne-el-clasico"

Futboll

Gazeta Express

22/04/2024 14:00

“Archivio VAR” i heq dilemat e “golit fantazmë” në El Clasico

Futboll

Gazeta Express

22/04/2024 14:00

El Clasico e mbrëmshme ngërtheu gjithçka në vete mbrëmë.

Gola, penallti, kartonë e çka jo tjetër, por rasti më i përfolur dhe më diskutabil ishte ai i “golit fantazmë” të Barcelonës, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Debate të shumta u bënë nëse topi e kishte kaluar komplet vijën e portës në gjuajtjen e Lamine Yamal.

E në bazë të analizave të bëra nga “Archivio VAR” nxirret përfundimi se topi e kaloi komplet linjën e portës dhe se Barcelona u dëmtua në rastin kur portieri Lunin e hoqi topin nga porta, e që ky gol nuk iu pranua gjigantit katalunas.

Barcelona në fund humbi me rezultat 2:3 në El Clasicon e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ndërsa “Blaugrana” u ankuan për dëmtim nga referi.

Të gjithë mbetën të habitur ndërkohë se si në njërën prej ligave më të forta të futbollit në botë nuk ekziston teknologjia e vijës së portës.

Për më tepër mund ta shihni më poshtë video-analizën e “Archivio VAR”. /Gazeta Express/