Arbër Kullashi i ka dhënë fund shumë herët eksperiencës në Lojërat Mesdhetare.
Xhudisti kosovar është eliminuar qysh në rrethin e parë të garës që po mbahet në Oran të Algjerisë.
Ai garoi në kategorinë deri në 81 kilogramë ndërsa humbi me ippon nga algjeriani Aghiles-Imad Benazoug, shkruan “Gazeta Express”.
Kullashi ishte kundërshtar i denjë i Benazoug, i cili e shfrytëzoi edhe mbështetjen e tifozit për ta përplasur në dysheme garuesin kosovar.
Ndërkohë, sot do të garojnë edhe dy xhudistë kosovarë, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. /Gazeta Express/