Arban Abrashi pranon detyrën e ministrit të Infrastrukturës nga Lumir Abdixhiku - Gazeta Express
string(79) "arban-abrashi-pranon-detyren-e-ministrit-te-infrastruktures-nga-lumir-abdixhiku"

Arban Abrashi pranon detyrën e ministrit të Infrastrukturës nga Lumir Abdixhiku

Gazeta Express

04/06/2020 13:47

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të enjten ka pranuar detyrën nga ish ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit e informoi Abrashin lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar, masat mbrojtëse ndaj COVI-19 dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga MI.

Lexo Edhe:

Abrashi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje.