Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në “Miss Universe” - Gazeta Express
string(59) "arabia-saudite-merr-pjese-per-here-te-pare-ne-miss-universe"

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në “Miss Universe”

Rozë

Gazeta Express

27/03/2024 10:44

Arabia Saudite do të marrë pjesë për herë të parë në konkursin Miss Universe, duke e bërë atë një ngjarje historike për vendin islamik.

Ky është një hap tjetër për Arabinë Saudite, e cila ka hequr petkun e saj konservator nën Princin e Kurorës Mohammed bin Salman Al Saud.

Lexo Edhe:

Modelja 27-vjeçare, Rumy Alqahtani e bëri publik lajmin në postimin e saj në Instagram se ajo do të përfaqësojë mbretërinë në një nga konkurset më të njohura në botë.

Modelja shpërndau edhe disa foto të sajat, ku shihet e veshur me një fustan pa rripa. Bashkë me fotot ajo ka shkruar:

“Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin Miss Universe 2024. Kjo është pjesëmarrja e parë e Arabisë Saudite në garën Miss Universe”.

Sipas Khaleej Times, Alqahtani nuk është e panjohur për publikun. Ajo i është bashkuar shumë konkurseve globale, ku më e fundit ishte Miss and Mrs Global Asian në Malajzi disa javë më parë.