Angelovska-Bezhoska: Vendet e Ballkanit Perëndimor humbin 18 përqind të PBB-së së çdo vit për shkak të hendekut gjinor në tregun e punës - Gazeta Express
string(135) "angelovska-bezhoska-vendet-e-ballkanit-perendimor-humbin-18-perqind-te-pbb-se-se-cdo-vit-per-shkak-te-hendekut-gjinor-ne-tregun-e-punes"

Ballina

Gazeta Express

28/03/2024 12:12

Angelovska-Bezhoska: Vendet e Ballkanit Perëndimor humbin 18 përqind të PBB-së së çdo vit për shkak të hendekut gjinor në tregun e punës

Ballina

Gazeta Express

28/03/2024 12:12

Goditjet ekonomike të viteve të fundit e ndërlikojnë më tej reduktimin e pabarazisë gjinore, për shkak të ndikimit të tyre më pak të favorshëm në popullatën femërore. Në shumicën e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, shkalla e aktivitetit është më e reduktuar tek femrat sesa tek meshkujt, gjë që është e ngjashme me tendencat globale. Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në punëtorinë “Roli i gruas në transformimin ekonomik të shoqërisë” organizuar nga Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Sipas analizës së Bankës Botërore, tha Angelovska-Bezhoska, vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor humbin rreth 18 përqind të PBB-së së tyre çdo vit për shkak të hendekut gjinor në tregun e punës, ku dy të tretat e humbjes shpjegohen me aktivitetin e ulët të përqindjes së grave, ndërsa pjesa tjetër me dallimet në zgjedhjen e profesioneve midis burrave dhe grave.

Lexo Edhe:

Nga aty, shtoi ajo, zbatimi i politikave të duhura për përfshirje më të madhe të grave në tregun e punës mund të kontribuojë ndjeshëm në rritje më të lartë ekonomike.

“Globalisht dhe në rajon, krizat e fundit kanë goditur më shumë sektorët me një pjesëmarrje më të lartë të grave dhe kanë ndikuar negativisht në aktivitetin dhe hendekun. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, nëse progresi vazhdon me ritmin aktual, do të duhen 131 vjet globalisht për të arritur barazinë e plotë. Për krahasim, para pandemisë vlerësohej se janë dashur 100 vjet për të arritur barazinë gjinore, gjë që tregon pasojat e goditjeve të fundit në popullatën femërore dhe hendekun gjinor”, ​​tha guvernatorja Angelovska-Bezhoska.

Guvernatorja e Bankës Popullore theksoi se ulja e hendekut gjinor në rritje do të ndikonte pozitivisht, jo vetëm nga rritja e numrit të fuqisë punëtore, por edhe nga aftësitë dhe karakteristikat e ndryshme të grave, të cilat mund të ofrojnë një dimension të ndryshëm cilësor në tregun e punës dhe vendime më optimale

Angelovska-Bezhoska shtoi se, për të arritur këtë, nevojiten reforma në disa segmente, si zbulimi i të gjitha burimeve të dallimeve gjinore të pranishme në normat institucionale, rregullatore, arsimore dhe tradicionale, zhvillimi i politikave që do të inkurajojnë gratë të kthehen në tregun e puna, thyerja e stereotipeve dhe krijimi i mundësive të barabarta për zhvillimin e karrierës së grave përmes pjesëmarrjes në pozita drejtuese dhe të larta, por edhe mbështetje adekuate e grave nga shteti dhe punëdhënësit për sa i përket detyrimeve ndaj familjes dhe fëmijëve.

Në punëtorinë  e organizuar nga Fakulteti Ekonomik, morën pjesë edhe rektorja e UKM, Biljana Angelova dhe kryetarja e Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë (OPM), Vladanka Trajkoska. Punëtorinë e hapi dekani i Fakultetit Ekonomik, Predrag Trpeski, ndërsa profesoret dr. Daniela Bojaxhieva dhe dr. Biljana Tashevska, mbajtën fjalë hyrëse.

Kujtojmë se me 22 mars, në Maqedoninë e Veriut u prezantua edhe zyrtarisht shoqata joqeveritare Women on Boards Adria e cila ka për qëllim promovimin e barazisë gjinore në pozita të larta drejtuese. Në kuadër të konferencës “Gratë e suksesshme për një rajon të suksesshëm” në Shkup u mblodhën më shumë se 150 përfaqësues të qeverive, kompanive, organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe liderë të komuniteteve të biznesit në RMV dhe në rajon. Mesazhi kryesor që u theksua ishte se vendi ka nevojë të për përfaqësim më të madh të grave në pozitat drejtuese.