Andon Dhima padit në Prokurori Ben Blushin : "Ke falsifikuar". Prokuroria nis hetimet - Gazeta Express
string(80) "andon-dhima-padit-ne-prokurori-ben-blushin-ke-falsifikuar-prokuroria-nis-hetimet"

Andon Dhima padit në Prokurori Ben Blushin : “Ke falsifikuar”. Prokuroria nis hetimet

Gazeta Express

21/10/2020 12:32

Pasi biznesmeni Andon Dhima kallëzoi në Prokurori drejtorin e televizionit Top Channel, Ben Blushi, prokuroria ka nisur zyrtarisht hetimet për falsifikim dokumentesh.

Sipas këtij kallëzimi, Blushi ka bërë në emër të vajzës një kontratë blerje toke, në një kohë që e bija e tij nuk ndodhej fare në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Biznesmeni Dhima, i cili i shpëtoi së fundmi një atentati të dështuar, ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës vajzën e Blushit, Natalia, si edhe noteren Violeta Sulkaj.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës, hetuesit kanë urdhëruar kryerjen e ekspertimeve grafike, për të konstatuar nëse ekzistojnë elementët e falsifikimit.

Në kallëzim, shitësit e pronave ngrenë akuzat për falsifikim dokumentesh ndaj noteres dhe vajzës së ish-deputetit, lidhur me dy pasuritë e përfituara nga kjo e fundit në Korçë, një bodrum dhe një njësi shërbimi, të dyja me sipërfaqe totale rreth 470 m2. Prona që sipas kallëzimit, janë shitur për 30 mijë euro dhe 5 milionë lekë të vjetra.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS ka rezultuar se pala blerëse Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri në kohën e lidhjes së kontratave pasi znj. Natali Blushi ka dalë nga Shqipëria në datën 6 prill 2015 dhe është kthyer në Shqipëria në datën 19 qershor 2015, ndërkohë që kontratat janë lidhur në datat 28 dhe 29 maj të këtij viti. Në këto rrethana, nënshkrimi i blerëses Natali Blushi rezulton të jetë i falsifikuar”, thuhet në kallëzimin e depozituar pranë akuzës së Tiranës.

“Sqaroj për organin e akuzës se në lidhje me këtë fakt nuk kam pasur dijeni më parë, pasi kontratat e kam nënshtruar në të njëjtën kohë me palën blerëse, për arsye se jemi paraqitur pranë noteres në momente të ndryshme. Unë, në cilësinë e palës shitëse i kam nënshkruar kontratat e lartpërmendura rregullisht në zyrën e noterisë dhe më pas jam larguar. Kopja ime e kontratave më është vënë në dispozicion nga zyra e noterisë pasi ato janë nënshkruar edhe nga pala blerëse, të notorizuara”, sqarohet më tej në kallëzim.