string(71) "andi-pupovci-i-53-ti-ne-festivalin-olimpik-evropian-dimeror-per-te-rinj"

Andi Pupovci, i 53-ti në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj

Sporte tjera

Gazeta Express

13/02/2025 15:20

Andi Pupovci e ka mbyllur sot garimin në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Bakuriani 2025.

Skitari kosovar garoi sot në disiplinën e sllallomit. Në lëshimin e parë doli i 53-ti, ndërsa në lëshimin e dytë ishte i pafat, duke dalë nga shtegu.

Lexo Edhe:

Garën nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, si dhe nënkryetari i Federata Skitare e Kosovës, Bujar Turjaka.

Nesër garon Klara Sefaj, në disiplinën e sllallomit. /Gazeta Express