Ancelottit s’i pëlqen reagimi i Anglisë ndaj koronavirusit: S’e kanë kuptuar sa serioze është situata - Gazeta Express
string(98) "ancelottit-si-pelqen-reagimi-i-anglise-ndaj-koronavirusit-se-kane-kuptuar-sa-serioze-eshte-situata"

Gazeta Express

14/03/2020 20:48

Ancelottit s’i pëlqen reagimi i Anglisë ndaj koronavirusit: S’e kanë kuptuar sa serioze është situata

Gazeta Express

14/03/2020 20:48

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka thënë se vendimi për ta suspenduar Premierligës shkaku i koronavirusit ishte vendimi i duhur, mirëpo ai beson se Britania e Madhe nuk e kupton se sa serioze është situata.

Të premten në mesditë u lajmërua se dy ndeshjet e ardhshme të Premierligës u suspenduan, përderisa deri më 3 prill u suspenduan edhe të gjitha nivelet e tjera të futbollit në Angli, transmeton Gazeta Express.

Premierliga fillimisht kishte insistuar që ndeshjet të vazhdonin ashtu siç ishte planifikuar fillimisht, edhe me tifozë në stadiume, por pastaj u mbajt takim urgjent pasi trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, doli pozitiv në testin për këtë virus.

Edhe shumë skuadra të tjera janë ndikuar nga koronavirusi që nga atëherë, përderisa Evertoni i drejtuar nga Carlo Ancelotti të premten lajmëroi se e gjithë skuadra është vendosur në karantinë, pasi që njëri lojtar i raportoi klubit se ka simptoma të virusit.

Në Britani kanë vdekur 21 persona shkaku i koronavirusit, përderisa në Itali, vendimlindjen e Ancelottit dhe vendin evropian të prekur më së shumti nga ky virus, kanë vdekur shkaku i këtij virusi 1441 njerëz, ndërsa 21,157 të tjerë janë infektuar.

“Eventualisht Premierliga u ndal dhe ishte koha për ta marrë një vendim të tillë. Ishte vendimi i duhur përballë atij skenari. Ne s’mund të vazhdonim. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme për të gjithë: ekipet, tifozët, mediat dhe të gjithë që punojnë në futboll”.

“Në teori, ne duhet t’i kthehemi punës më 22 mars, por nëse situata përkeqësohet, si mund ta imagjinojmë një gjë të tillë? Nëse koronavirusi përhapet shpejt, futbolli nuk mund të rinisë”.

“Italia u detyrua ta kuptojë se ishte koha që të mos tregohemi më sipërfaqësorë. Ata u detyruan t’i respektojnë urdhrat dhe të qëndrojnë në shtëpi, ta respektojnë veten dhe të tjerët gjatë kësaj lufte”.

“Unë i kam ndjekur në televizion konferencat e kryeministrit britanik. Mua më duket se ata s’e kanë kuptuar ende se sa serioze është situata këtu. Jeta vazhdon të rrjedhë me një lloj ritmi të zakonshëm”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement