Amber Heard pushon nga puna PR të saj, shkaku dëshmia e psikologut - Gazeta Express
string(65) "amber-heard-pushon-nga-puna-pr-te-saj-shkaku-deshmia-e-psikologut"

Yjet

Gazeta Express

02/05/2022 20:28

Amber Heard pushon nga puna PR të saj, shkaku dëshmia e psikologut

Yjet

Gazeta Express

02/05/2022 20:28

Amber Heard ka pushuar nga puna skuadrën e PR pasi psikologu i saj dëshmoi se ajo vuan nga dy çrregullime të personalitetit dhe e “paraqiten atë si të çmendur” – teksa një peticion, i cili është nënshkruar nga 2 – 3 milionë nënshkrime, kërkoi largimin e saj nga Aquaman 2

Amber Heard ka përjashtuar ekipin e saj të PR dhe ka punësuar një firme të re para se ajo të jap dëshmitë e reja kundër ish burrit të saj Johnny Depp.

Lexo Edhe:

Daily Mail ka mësuar se ajo ka ndërprerë kontratën me publicistin e saj pasi që një psikolog ekspert dëshmoi javën e kaluar se Heard vuan nga dy tipa të çrregullimit të personalitetit.

Psikologia klinike dhe forenzike, Dr Shannon Curry ka treguar se ajo e kishte diagnostifikuar aktoren me çrregullim të personalitet dhe çrregullim histerik të personalitetit.

“Siç e kuptova unë, dëshmia e Dr. Curry ishte pika e fundit për të”, tha një ekspert i komunikimit për DailyMail.com.

“Skuadra e Depp jo vetëm që po e paraqet Heard ndryshe nga ajo që është thënë – por ata po e portretizojnë atë si të çmendur. Kjo është shumë për të dhe ajo e ka përjashtuar PR të saj”, shtoi një burim.

Heard e kishte punësuar firmën e PR, “Precision Strategies” por tani ka kaluar në një tjetër firm, “LA-based Shane Communications”.

Aktorja tani po përballët edhe me thirrje që të largohet nga pjesa e dytë e filmit “Aquaman 2” me afër 3 nënshkrime që janë bërë në një peticion të hënën. /GazetaExpress/