Ambasadori gjerman pajtohet me amerikanët: Jeni vonuar për Asociacionin - Gazeta Express
string(70) "ambasadori-gjerman-pajtohet-me-amerikanet-jeni-vonuar-per-asociacionin"

Lajme

Gazeta Express

30/01/2023 16:27

Ambasadori gjerman pajtohet me amerikanët: Jeni vonuar për Asociacionin

Lajme

Gazeta Express

30/01/2023 16:27

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pajtohet plotësisht me thirrjen e amerikanëve që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë publikuar sot një opinion të përbashkët me thirrjet për t’u formuar menjëherë Asociacioni.

Lexo Edhe:

Rohde pajtohet me atë që kanë shkruar zyrtarët amerikanë dhe vlerëson se Kosova është vonuar me formimin e Asociacionit.

“Pajtohem plotësisht: Më 27 qershor, 2013, Kosova u zotua që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai është vonuar dhe do të çojë para bisedimet për normalizim”, ka shkruar Rohde. /Express/