Ambasadori britanik reagon për vrasjen e dy grave në Kosovë: I tronditur dhe i pikëlluar - Gazeta Express
string(87) "ambasadori-britanik-reagon-per-vrasjen-e-dy-grave-ne-kosove-i-tronditur-dhe-i-pikelluar"

Ambasadori britanik reagon për vrasjen e dy grave në Kosovë: I tronditur dhe i pikëlluar

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 18:13

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasjet brutale të dy grave brenda tre ditëve të fundit.

Ai ka thënë se është vetëm një fjalë për ta përshkruar këtë: femicid.

Lexo Edhe:

“Duke folur me miqtë dhe kolegët këtu, ka qenë emocionuese të shihet se sa pikëllim dhe zemërim ka në shoqëri”.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron me familjet e viktimave dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me ju nëpër institucionet, shoqërinë civile dhe punët e përditshme për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, si dhe qëndrimet dhe normat që e mundësojnë atë”, ka shkruar ambasadori në “X”.