Himara me kryetare të re, Rama: Shumica e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit - Gazeta Express
string(64) "rama-shumica-e-himarioteve-nuk-i-perkasin-llogores-se-konfliktit"

Himara me kryetare të re, Rama: Shumica e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2024 13:29

Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot vendimin e Këshillit Bashkiak të Himarës për komandimin e Blerina Balës në krye të bashkisë.

“Zgjedhja e sotme  nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv  për vazhdimin e punës së qeverisë vendore”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

Kryeministri shtoi se përçarja dhe amplifikimi absurd i një sherri primitiv ushqehet për interesa që nuk kanë lidhje me interesat e Himarës.

“Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës”, përfundoi Kryeministri.