Ambasada franceze: Filmi “Zgjoi” hyri në historinë e kinemasë kosovare - Gazeta Express
string(67) "ambasada-franceze-filmi-zgjoi-hyri-ne-historine-e-kinemase-kosovare"

Ambasada franceze: Filmi “Zgjoi” hyri në historinë e kinemasë kosovare

Lajme

Gazeta Express

03/02/2021 15:37

Filmi artistik i regjisores Blerta Basholli, “Zgjoi”, sot bëri historinë e kinematografisë kosovare, pasi u vlerësua me tre çmime kryesore në Festivalin e Filmit ‘Sundance’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe Ambasada e Francës në Kosovë. Në faqen zyrtare të Ambasadës në “Facebook” është publikuar një postim urimi për regjisoren Basholli për këtë sukses të arritur.

Lexo Edhe:

“Urime regjisores kosovare Blerta Basholli! Me filmin e saj të metrazhit të gjatë ‘Zgjoi’, ajo hyri në historinë e kinemasë kosovare . Në të vërtetë, nuk është vetëm një vlerësim fitues i çmimeve, por tre çmimet kryesore të Festivalit të Filmit Sundance që Blerta Basholli ka arritur, përkatësisht: ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjia më e mirë’ dhe së fundmi ‘Çmimi i Publikut’”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

“Ju rikujtojmë se Festivali i Filmit Sundance është festivali më i madh i filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara!”.

“Puna e saj është frymëzuar nga një realitet: Jeta e një gruaje që jeton në Krushën e Madhe, në kërkim të burrit të saj që u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Ajo krijon një biznes bujqësor dhe, në fakt, siguron mbijetesën e familjes së saj. Megjithatë, asgjë nuk është e lehtë në një mjedis tradicionalisht patriarkal, ku ambicia e një gruaje nuk shihet gjithmonë me sy të mirë. Një temë për vëmendje e cila do të mund t’i përkiste shumë shoqërive…”, thuhet në postimin e Ambasadës Franceze në Kosovë./Express/