"Albin Kurti s'ka dosje kriminale të UÇK'së", Presidenti Thaçi i reagon ashpër deputetes së VV'së - Gazeta Express
string(96) "albin-kurti-ska-dosje-kriminale-te-uckse-presidenti-thaci-i-reagon-ashper-deputetes-se-vvsee-gee"

“Albin Kurti s’ka dosje kriminale të UÇK’së”, Presidenti Thaçi i reagon ashpër deputetes së VV’së

Gazeta Express

15/02/2020 23:35

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka reaguar deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendsoje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, duke e pyetur se çfarë krimi ka bërë UÇK’ja? Kjo pasi deputetja Kollçaku, sot postoi një shkrim me fjalët e një analisti politik nga Beogradi me emrin Predrag Markoviç, ku thuhen fjalë miradije për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ndër të tjera thuhet se Kurti nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK’së.

Thaçi e filloi shkrimin duke thënë edhe njëherësë se është krenar që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Presidenti nuk beson se një deputete e Kosovës e thotë me krekosje se Kurti është më i fortë në përballje me Serbinë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK’së. E më poshtë pyet zonjën Kollçaku se çfarë krimi ka bërë UÇK’ja?

Lexo Edhe:

Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj.

Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo.

Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

E pyes zonjën në fjalë: çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?”, pyet presidenti deputeten.

Presidenti Thaçi thotë se UÇK’ja ka pasur vetëm një mision, që ta dëbojë Serbinë nga Kosova.

UÇK ka pasur vetëm një mision – dëbimin e Serbisë nga Kosova”, shkruan Thaçi.

Etiketimet e tilla si ato që postoi deputetja e VV’së, Thaçi thotë se i ka dëgjuar vetëm nga Beogradi dhe Moska.

UÇK ëndrrën e popullit të Kosovës e bëri realitet. Fituam lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin.
Etiketimet e tilla për UÇK-në, projektin më madhor kombëtar, i kemi dëgjuar vetëm në Beograd dhe në Moskë
”, thotë Thaçi.

Po e përsëris: Jam krenar që kam qenë pjesëtar i UÇK-së dhe Drejtor Politik i saj. Kjo vetëm sa më bën më të fortë mua dhe gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Ne jemi me fat që kemi bindur aleancën më të fuqishme ushtarake të botës, NATO-n, që të na dalë në ndihmë dhe së bashku ta çlirojmë vendin tonë.

Çlirimtarë të Kosovës janë të gjithë qytetarët e Kosovës. HTH”, shkruan Thaçi.

Më poshtë gjeni edhe postimin e deputetes Kollçaku dhe shkrimin e analistit politik nga Beogradi, Predrag Markoviç, i cili i thur elozhe kryeministrit Kurti./GazetaExpress/