Albin Kurti fushatë në Shqipëri, pas Tiranës në Gjirokastër, mbështet kandidatin e Vetëvendosjes për 25 Prillin - Gazeta Express
string(109) "albin-kurti-fushate-ne-shqiperi-pas-tiranes-ne-gjirokaster-mbeshtet-kandidatin-e-vetevendosjes-per-25-prillin"

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 10:37

Albin Kurti fushatë në Shqipëri, pas Tiranës në Gjirokastër, mbështet kandidatin e Vetëvendosjes për 25 Prillin

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 10:37

Ashtu siç u paralajmërua edhe dje, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ndodhet sot në Gjirokastër.

Pas Tiranës ku ishte dje dhe shprehu mbështetjen për kandidatin e LVV në Tiranë Boiken Abazi, sot Kurti ka shkuar në Gjirokastër.

Lexo Edhe:

Bëhet me dije se kreu i Vetëvendosjes ka takuar dhe i ka shprehur mbështetjen kandidatit të kësaj partie në Shqipëri, Kreshnik Merxhani, i cili do të kandidojë në 25 prill për deputet.

Më pas, kreu i Vetëvendosjes ka vizituar dhe bustin e veprimtarit të çështjes kombëtare Çerçiz Topulli, ku ka vendosur një kurorë me lule.

Ndërkohë kujtojmë se, Lëvizja Vetëvendosje nuk është regjistruar ende si parti në Shqipëri por nën siglën e saj tre kandidatë do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit; Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë.