Alban Beqiri i pandalshëm në Lojërat Evropiane, boksieri shqiptar shkon në çerekfinale - Gazeta Express
string(85) "alban-beqiri-i-pandalshem-ne-lojerat-evropiane-boksieri-shqiptar-shkon-ne-cerekfinale"

Boks

Gazeta Express

28/06/2023 10:29

Alban Beqiri i pandalshëm në Lojërat Evropiane, boksieri shqiptar shkon në çerekfinale

Boks

Gazeta Express

28/06/2023 10:29

Pasi mposhti sllovenin, Dejan Leburic, me rezultatin e thellë 4 me 1, në raundin e 1/32-ve të kategorisë 71 kg për meshkurj në sportin e boksit, boksieri i talentuar shqiptar, Alban Beqiri ka vazhduar “marshimin” e tij në “Lojërat Evropian” 2023, që po zhvillohen në Krakov të Polonisë.

Në përballjen e dytë të vlefshme për raundin e 1/16-ve, Beqiri fitoi sërish me rezultatin 4 me 1, kësaj here përballë lituanezit, Aleksandr Trofimcuk, duke iu afruar kështu gjithnjë e më shumë medaljes së arit, shkruan abcnews.

Pas kësaj fitoreje, “ylli” 29-vjeçar i boksit shqiptar e gjen veten në çerek-finalet e turneut, teksa përballë kësaj radhe do të ketë danezin Nikolai Terteryan, teksa përballja që do të mësojë një prej gjysmë-finalistëve të kompeticionit do të zhvillohet ditën e sotme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement