Akuzohet për veprimtari terroriste, Rusia lëshon urdhër arresti për kampionin e shahut - Gazeta Express
string(85) "akuzohet-per-veprimtari-terroriste-rusia-leshon-urdher-arresti-per-kampionin-e-shahut"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 8:24

Akuzohet për veprimtari terroriste, Rusia lëshon urdhër arresti për kampionin e shahut

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 8:24

Gjykata e qytetit të Syktyvkar në Rusi lëshoi një urdhër arresti për kampionin botëror të shahut dhe bashkëthemeluesin e Forumit Rusia e Lirë (FRF), Garry Kasparov, së bashku me disa aktivistë të tjerë, me akuzën e krijimit të një komuniteti terrorist, financimit të veprimtarive terroriste dhe për për thirrje publike terroriste. Lajmi është raportuar nga mediat ruse dhe ukrainase.

Urdhër arresti u lëshua gjithashtu edhe për aktivisten Yevgeniya Chirikova, ish-drejtorin ekzekutiv të Lëvizjes Ruse të Solidaritetit Ivan Tyutrin dhe ish-deputetin Genadi Gudkov.

Lexo Edhe:

Kasparov u largua nga Rusia në vitin 2013 dhe aktualisht jeton në Nju Jork. Ai bashkëthemeloi FRF, së bashku me aktivistin Ivan Tyutrin në vitin 2016. Forumi prezantohet si një alternativë intelektuale ndaj regjimit aktual politik në Rusi. Në fillim të këtij viti Kasparov u shtua nga Moska në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”.