Aktori i njohur turk testohet për koronavirus - Gazeta Express
string(45) "aktori-i-njohur-turk-testohet-per-koronavirus"

Aktori i njohur turk testohet për koronavirus

Gazeta Express

03/04/2020 17:18

Kvanç Tatltug, aktori i famshëm turk, i është nënshtruar testit të koronavirusit.

Ylli i filmave është shprehur për mediat turke se prej javësh ndodhet në karantinë bashkë me gruan e tij Basak Dizer, në shtëpinë e tyre në Stamboll.

Lexo Edhe:

“Ne kemi qëndruar në shtëpi për më shumë se 15 ditë. Kam patur ca shqetësime si temperaturë, kollë dhe pak probleme me frymëmarrjen. Tani po pres për rezultatin e testit. “- është shprehur Kivanç për gazetarët teksa dilte nga spitali.

Testi i aktorit ka rezultuar negativ dhe lajmin e bëri me dije vetë çifti përmes rrjeteve sociale.

“Sot mësova që rezultati i testit ishte negativ. Gjithsesi trajtimi im do të vazhdojë në shtëpi nëse do të jetë e nevojshme.”