Aktivistët serbë akuza drejt ministrit Rakiq, thonë se një ndërtesë e tij vlen deri në 2 milionë - Gazeta Express
string(95) "aktivistet-serbe-akuza-drejt-ministrit-rakiq-thone-se-nje-ndertese-e-tij-vlen-deri-ne-2-milione"

Aktivistët serbë akuza drejt ministrit Rakiq, thonë se një ndërtesë e tij vlen deri në 2 milionë

Lajme

Gazeta Express

24/10/2022 7:14

Ministri Goran Rakiq vazhdon aktivitetin e tij jashtë politikës.

Kreu i Listës Serbe dhe ministri i Qeverisë Kurti II, po akuzohet nga aktivistët serbë të veriut për ndërtimin e një kompleksi, që sipas tyre mund të kushtojë shumë.

Lexo Edhe:

Ata pandehin se këto para janë të dyshimta, pasi thonë se një ministër nuk mund të ketë pasuri të atij lloji që të ndërtojë diçka të tillë.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Aleksandar Arsenijeviq, kreu i Iniciativës Serbe për Mbijetesë. Këtu jam me kolegun Velikoviq nga Iniciative Qytetare. Ne kemi ardhur për të vizituar parcelën prej 9.5 ari, e cila është në pronësi të Goran Rakiq, ministrit të Kurtit dhe kreut të Listës Serbe. Pretendojmë se kjo pronësi të tyre kap vlerën e 350 mijëra euro”, thotë fillimisht aktivisti i njohur.

Tutje ai shtoi se kjo ndërtesë mund të kapë vlerë edhe më të madhe, pasi është në një pjesë të qytetit që është në ndërtim e sipër.

“Pretendojmë se kjo pronë, në atë truall, në një qytet në ndërtim e sipër, aktualisht ka shtatë kate me tendencë rritjeje, që eventualisht mund të vlejë më shumë se 2 milionë euro. Pyetjen ia kemi bërë zotit Buleshka, drejtorit të Agjencisë Kundër Korrrupsionit dhe pyesim të gjithë ata që mbrojnë ministrin Rakiq se nga kanë ardhur kaq shumë para për ndërtimin e objekteve të tilla. Nga paga ose diçka tjetër? Le ta hetojnë organet kompetente. Shihemi herën tjetër”, shtoi tutje Arsenijeviq.

Ky i fundit ndërkaq, në një prononcim për Nacionalen ka thënë se ata bënë punën e tyre, tash i mbetet Kurti nëse do ta shkarkojë apo jo.

“Ne bëmë punën tonë! Tash Kurti le të mendojë se a duhet ta shkarkojë apo jo! Ndoshta kanë interesa të larta të përbashkëta”.

Kujtojmë faktin se Kurti nuk po e shkarkon ministrin Rakiq përkundër deklaratave skandaloze, por shihni guximin e aktivistëve serbë që e denoncojnë atë.