Aksidentoi për vdekje të riun, në pranga 32- vjeçari në Tiranë - Gazeta Express
string(60) "aksidentoi-per-vdekje-te-riun-ne-pranga-32-vjecari-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2021 8:13

Aksidentoi për vdekje të riun, në pranga 32- vjeçari në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2021 8:13

Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një 32- vjeçar, i cili duke drejtuar mjetin ka përplasur një motor ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku P. P., 32 vjeç, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin u përfshi në një aksident me një mjet motor me drejtues E. Ç., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital.

Lexo Edhe:

“P. P., 32 vjeç, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin u përfshi në një aksident me një mjet motorr me drejtues E. Ç., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.