Aksidenti afër konvikteve: Një person në gjendje të rëndë, pesë në gjendje stabile - Gazeta Express
string(80) "aksidenti-afer-konvikteve-nje-person-ne-gjendje-te-rende-pese-ne-gjendje-stabile"

Aksidenti afër konvikteve: Një person në gjendje të rëndë, pesë në gjendje stabile

Lajme

Gazeta Express

08/05/2024 10:07

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot afër konvikteve në Prishtinë.

Që të gjashtit janë dërguar në Emergjencën e QKUK’së.

Lexo Edhe:

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë për Express se një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje stabile.

“Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Syla për Express.

Detaje për aksidentin ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha për Express se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar pamje të aksidentit, ku shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, policia dhe ambulanca.