Gjashtë të lënduar nga një aksident afër konvikteve në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(91) "gjashte-te-lenduar-nga-nje-aksident-afer-konvikteve-ne-prishtine-pamje-nga-vendi-i-ngjarjes"

Gjashtë të lënduar nga një aksident afër konvikteve në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

08/05/2024 9:16

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.

Si pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Lexo Edhe:

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes: