Aksident në Veternik, lëndohen dy persona - Gazeta Express
string(41) "aksident-ne-veternik-vetura-del-nga-rruga"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 16:24

Aksident në Veternik, lëndohen dy persona

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 16:24

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Veternik” të Prishtinës, raporton Express

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

Ahmeti tha se dy persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veterrnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Nga pamjet që kanë dërguar lexues të Express, shihet se njëra nga veturat ka dalë nga rruga.

Si pasojë, në rrugën ku ka ndodhur aksidenti janë krijuar kolona të gjata të veturave./GazetaExpress/