Aguero beson se Messi mund të kthehet në Barcelonë - Gazeta Express
string(50) "aguero-beson-se-messi-mund-te-kthehet-ne-barcelone"

Aguero beson se Messi mund të kthehet në Barcelonë

Futboll

Gazeta Express

24/03/2023 14:08

Sergio Aguero beson se Lionel Messi mund të rikthehet në Barcelonë.

Ylli argjentinas është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin dhe nuk dihet ende e ardhmja e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E sipas ish-bashkëlojtarit të tij tek Kombëtarja e Argjentinës, shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të rikthehet në Camp Nou, dy vjet pas largimit të tij prej atje.

“Ndjenja ime është se shanset janë 50% që Messi të rikthehet në Barcelonë. Mendoj se Leo do të pensionohet tek Barça. Barcelona është shtëpia e tij, ai duhet ta mbyllë karrierën këtu. Laporta duhet ta bëjë një përpjekje për ta rikthyer Messin”, deklaroi ish-futbollisti i Manchester Cityt. /Gazeta Express/