Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, lëndohen katër persona - pamje - Gazeta Express
string(75) "aksident-ne-oret-e-para-te-mengjesit-ne-gjilan-lendohen-kater-persona-pamje"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 9:20

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, lëndohen katër persona – pamje

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 9:20

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Gjilan-Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur për Klankosova se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 dhe si pasojë e tij, përveç dëmeve materiale, kanë pësuar lëndime trupore dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Osmani.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement