Adoleshenti e vrau për gjakmarrje, familja në Lezhë hap dyert e mortit - Gazeta Express
string(69) "adoleshenti-e-vrau-per-gjakmarrje-familja-ne-lezhe-hap-dyert-e-mortit"

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2022 12:08

Adoleshenti e vrau për gjakmarrje, familja në Lezhë hap dyert e mortit

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2022 12:08

Një ditë pasi u vra nga 17-vjeçari Florian Pervathi, familja e viktimës Lek Lekgjinaj në Lezhë ka hapur dyert e mortit.

Ngjarja tronditëse ndodhi ditën e djeshme, ku adoleshenti me një pistoletë me mulli, iku pranë banesës së Lek Lekgjinajt dhe e qëlloi atë për vdekje me disa plumba. Pas vrasjes 17-vjeçarit iu vunë prangat, ndërsa sot, një ditë pas krimit duke se ai nuk ka ndryshuar asgjë në mendjen e tij, pasi para hetuesve nuk ka shfaqur shenja pendese.

Lexo Edhe:

Adoleshenti ka pranuar në polici se vrasjen e kreu për gjakmarrje, për të marrë në këtë mënyrë hakun e babait të tij. Në vitin 2009 vëllai i viktimës së djeshme ka vrarë babin e 17-vjeçarit, i cili asokohe ishte shumë i vogël. Floriani humbi edhe nënën sepse ajo u vetëhelmua pasi i vranë të shoqin.

I rritur pa të dy prindërit, duke se 17-vjeçari e ka pasur motiv për të vënë në vend sipas tij drejtësinë e munguar.