Adi dhe Ola po vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të momentit, teksa lidhja e tyre duket se po forcohet gjithnjë e më shumë edhe jashtë ekranit.
Pas përfundimit të rrugëtimit në reality-show dhe zyrtarizimit të lidhjes me familjet, dyshja është shfaqur vazhdimisht pranë njëri-tjetrit, duke ndarë me publikun momente nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, çifti ka vendosur t’i largohet për disa ditë rutinës, duke nisur pushimet në jugun e Shqipërisë.
Përmes postimeve në Instagram, Adi dhe Ola kanë ndarë me ndjekësit disa momente relaksuese dhe romantike, ku shihen duke shijuar diellin, pishinën dhe pamjen mahnitëse nga deti.

Në fotografitë e publikuara, ata shfaqen të afërt dhe të lumtur, ndërsa atmosfera plot verë, palma dhe gota shampanje ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave.
Këto imazhe tregojnë edhe një herë se historia e nisur në ekran po vazhdon me hapa të sigurt në jetën reale, duke e kthyer Adin dhe Olën në një prej çifteve më të pëlqyera nga publiku. /GazetaExpres/