Abelard Tahiri bënë premtim publik: Nëse Kurti bëhet kryeministër edhe një herë, unë e lë mandatin e deputetit - Gazeta Express
string(108) "abelard-tahiri-bene-premtim-publik-nese-kurti-behet-kryeminister-edhe-nje-here-une-e-le-mandatin-e-deputetit"

Abelard Tahiri bënë premtim publik: Nëse Kurti bëhet kryeministër edhe një herë, unë e lë mandatin e deputetit

Lajme

Gazeta Express

18/03/2024 22:11

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha në Pressing në T7 se do ta lë mandatin e deputetit nëse Albin Kurti do të zgjedhet edhe njëherë kryeministër i Kosovës.

“Unë po të siguroj që z.Kurti nuk do të jetë kryeministër dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie. Nëse përnjëmend ndodh e kundërta, na kemi kan në këtë studio dhe unë kam me pagu çmim personal. Por nuk do të jetë kryeministër”, tha Tahiri.

Lexo Edhe:

“Që po tërhekna krejt, që nuk ja kam qëllu dhe që nuk e meritoj me qenë më tutje me vazhdu”, u shpreh ai.

“Nëse unë jam deputet në atë qeveri ku do të zgjedhet Albin Kurti në qeverinë e dytë do ta lë mandatin e deputetetit”, tha Tahiri në Pressing, transmeton Express.