Abdixhiku: Ali Lajçi ishte një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci - Gazeta Express
string(109) "abdixhiku-ali-lajci-ishte-nje-nder-figurat-me-emblematike-te-levizjes-kombetare-per-liri-pavaresi-e-demokraci"

Abdixhiku: Ali Lajçi ishte një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 12:42

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në nderim të veprimtarit Ali Lajçi.

Abdixhiku në librin e zisë ka shkruar se Lajçi ka qenë një ndër figurat emblematike të lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës së veprimtarit të madh, Ali Lajçi.

Kryetari Abdixhiku në librin e zisë për veprimtarin Ali Lajçi ka thënë: “Ali Lajçi ishte një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci. Kontributi i tij në orët më të rënda për vendin mbeten shtyllë e një Kosove të zhvilluar, progresive dhe demokratike. Si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si kryetar i komunës së Pejës ushtroi me mburrje dhe dinjitet funksionin e tij, në shërbim të qytetarëve. I tillë do të kujtohet përherë!

Pusho në paqe!”