Abazoviq: Absolutisht largohem nga Qeveria nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Kosovës - Gazeta Express
string(86) "abazoviq-absolutisht-largohem-nga-qeveria-nese-iniciohet-terheqja-e-njohjes-se-kosoves"

Gazeta Express

09/09/2020 22:35

Abazoviq: Absolutisht largohem nga Qeveria nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Kosovës

Gazeta Express

09/09/2020 22:35

Kryetari i lëvizjes URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk rri në një Qeveri, në të cilën kërkohet çnjohja e shtetësisë së Kosovës.

Sipas tij nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ai largohet nga Qeveria, meqë pohon se për të qenë partnere qeverisëse, duhet secili të respektojë parimet.

Lexo Edhe:

”Absolutisht do të dalim nga Qeveria. Absolutisht largohem nga një Qeveri e tillë që inicion diçka të tillë”, ka thënë Abazoviq në Klan Kosova.

”Nëse vjen jashtë kësaj marrëveshje me u iniciu, ne s’jemi më pjesë e Qeverisë së Malit të Zi”.

”Njësoj është edhe për pikat tjera, këtu ka edhe interesa të tjera të popullit malazez, ka shenja tjera identiteti, bashkëpunimi me NATO-n, çdo pikë prej atyre shtatë nëse preken, nuk është partneri ynë”.

”Ne duhet të bëjmë bashkëpunim – neve na duhet të shkojmë drejtë Bashkimit Europian, neve na duhet NATO se jemi shtet i vogël, na duhet bashkëpunimi me vendet e rajonit, partitë e pakicave”.