A ka një krisje mes familjes Ejlli dhe Tito? - Gazeta Express
string(43) "a-ka-nje-krisje-mes-familjes-ejlli-dhe-tito"

A ka një krisje mes familjes Ejlli dhe Tito?

Yjet

Gazeta Express

24/11/2023 21:01

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë.

Luizi nëpërmjet një kënge të dedikuar për vajzën e tij zyrtarizoi pritjen e ëmbël edhe pse prej kohësh “IconStyle” ekskluzivisht tregoi që Kiara ishte shtatzënë.

Lexo Edhe:

Gëzimin e tyre ata zgjodhën ta ndajnë me miqtë dhe familjarët ku organizuan një festë tepër të veçantë për vogëlushen që do të vijë në jetë. Bashkë me miqtë ata zbuluan gjininë e fëmijës por përtej kësaj u vunë re disa detaje të rëndësishme.

Vëllai i Kiarës mungonte në festën e organizuar nga çifti.

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother”, Kiara ka komunikuar me vëllain e saj me kamer ku e ka pyetur se çfarë mendonte për Luizin dhe ai ka pranuar që i pëlqen shumë burri i motrës.

Detaj tjetër shumë i rëndësishëm është që as motra, as mamaja dhe as kunati i Luizit nuk morën pjesë në festë. Mungesa e tyre është parë edhe gjatë celebrimit që ata bënë në natën finale të “Big Brother”.

Arsyeja pse ata nuk erdhën është që jetojnë larg apo marrëdhënia e tyre nuk është e mirë?