Kroos pranon të rinovojë me Real Madridin - Gazeta Express
string(41) "kroos-pranon-te-rinovoje-me-real-madridin"

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 16:38

Kroos pranon të rinovojë me Real Madridin

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 16:38

Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij sezoni, mirëpo ai pritet të mbetet edhe më tej në “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas ekspertit, Fabrizio Romano, Kroos do të rinovojë edhe për një sezon pasi pritet që të arrihet një marrëveshje e re mes palëve.

Bisedimet mes gjermanit dhe Real Madridit janë thuajse të përfunduar dhe tani është vetëm formalitet për t’u nënshkruar kontrata e re.

34-vjeçari është pjesë e “Los Blancos” nga viti 2014 dhe ka fituar gjithçka që është e mundur.

/Gazeta Express/