A e kemi bombën atomike në Tasligje? - Valon Syla për përfshirjen e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë - Gazeta Express
string(97) "a-e-kemi-bomben-atomike-ne-tasligje-valon-syla-per-perfshirjen-e-kurtit-ne-zgjedhjet-e-maqedonise"

A e kemi bombën atomike në Tasligje? – Valon Syla për përfshirjen e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 21:11

Gazetari, Valon Syla, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për përfshirjen në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

AI ka thënë se sjellja e Qeverisë së Kurit është sikur “ta kishim bombën atomike në Tasligje”.

Lexo Edhe:

“A është maru Kosova për me u përzi vende tjera, a jemi ne superfuqi botërore. Apo e kemi bombën atomike në Tasligje”, ka deklaruar si në “Pressing” të T7.

“Kjo është një çmenduri politike, më s’ka rëndësi a agjendë. Dëmi është bërë. Ne jemi bërë qesharakë. Maqedonia po kesh me neve, ashtu edhe Greqia e Mali i Zi”.

“A do të ndikojë kjo në Maqedoni nuk e di, për Kosovën e di që do të ndikojë negativisht”, ka thënë Syla. /Gazeta Express