A e dini nga e mori emrin Boro Ramiz, Pallati i Rinisë dhe Sporteve? - Gazeta Express
string(66) "a-e-dini-nga-e-mori-emrin-boro-ramiz-pallati-i-rinise-dhe-sporteve"

Fun

Gazeta Express

14/05/2021 17:04

A e dini nga e mori emrin Boro Ramiz, Pallati i Rinisë dhe Sporteve?

Fun

Gazeta Express

14/05/2021 17:04

Pallati i Rinisë dhe Sporteve  është një ndër qendrat tregtare më të mëdha në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Por më herët ky vend është njohur me emër tjetër.

Lexo Edhe:

Më herët ky pallat  kishte emrin “Boro dhe Ramiz”  për shkak të heronjve të Jugosllavisë Boro Vukmirović dhe Ramiz Sadiku.

Boro ishte serb, ndërsa Ramizi ishte shqiptarë, kështu që emri simbolizon vllaznim dhe bashkim të serbëve dhe shqiptarëve.

Në vitin 1975, u mbajt një referendum dhe qytetarët e Prishtinë,  asokohe kryeqyteti i Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës votuan në favor të ndërtimit të një sallë të madhe.

 Ndërtesa përfundoi më 1977.

Më 25 shkurt 2000, ndërtesa u dëmtua rëndë në një zjarr.

 Pjesërisht ndërtesa u renovua, por fusha e madhe dhe salla e madhe ishin ende jashtë përdorimit./Express/