Muriqi ia siguron një pikë të madhe Mallorcas ndaj Villarrealit - Gazeta Express
string(63) "muriqi-ia-siguron-nje-pike-te-madhe-mallorcas-ndaj-villarrealit"

Futboll

Gazeta Express

10/05/2026 16:00

Muriqi ia siguron një pikë të madhe Mallorcas ndaj Villarrealit

Futboll

Gazeta Express

10/05/2026 16:00

RCD Mallorca ka siguruar një pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në La Liga. Skuadra spanjolle barazoi 1:1 në shtëpi ndaj Villarreal CF në kuadër të javës së 35-të të kampionatit spanjoll.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 31-të me anë të Ayoze Perez, i cili realizoi nga pika e bardhë. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë u shfaq sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, që barazoi rezultatin në minutën e dytë shtesë për 1:1.

Ky ishte goli i 22-të i Muriqit në La Liga për këtë edicion, ndërsa sulmuesin kosovar tashmë e ndajnë vetëm dy gola nga lideri i listës së golashënuesve, Kylian Mbappe.

Me këtë barazim, Mallorca ngjitet në kuotën e 39 pikëve në pozitën e 13-të dhe largohet dy pikë nga zona e rrezikshme.

Në anën tjetër, Villarreal mbetet në vendin e tretë me 69 pikë dhe tashmë e ka siguruar kualifikimin në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement