Ditën e sotme protestat kundër abuzimeve seksuale me të mitur janë shtrirë në qytetet e Korçës, Elbasanit dhe Sarandës.
Nën moton “Për Fëmijërinë e Vjedhur” ato u mblodhën në qendër të qytetit, duke dënuar abuzimet seksuale.
Në Sarandë, prindër dhe mësues kërkuan krijimin e një regjistri elektronik për të identifikuar abuzuesit.
Dy ditë më parë një protestë e ngjashme u mbajt në Tiranë.