Superliga e Kosovës është rikthyer pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë COVID-19.
Ndeshja e parë që sinjalizoi rikthimin e kampionatit të Kosovës u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet skuadrës së Llapit dhe Dukagjinit, shkruan Gazeta Express.
Këtë sfidë, të vlefshme për xhiron e 23-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, e fituan vendasit me rezultat 4-1.
Trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj, ka folur pas humbjes nga Llapi.
Ai nuk është aspak i kënaqur me rezultatin.
“Bëmë një lëshim te goli i parë, nuk është dashur të ndodhë. Goli i dytë i tretë gjithashtu ishin lëshime në lojë në ajër, nuk mundemi kështu, por në futboll gjithçka ndodh”, tha ai.
“Tani duhet të shohim para për ndeshjet e ardhshme”.
Ai premtoi se deri në fund ekipi do të mundohet të bëjë paraqitje pozitive për të marrë rezultate sa më të mira, pavarësisht se gjendet e fundit në renditje dhe rënia nga IPKO Superliga duket e pashmangshme. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...