Riatdhesohen 300 persona nga Turqia në Kosovë - Gazeta Express
string(45) "riatdhesohen-300-persona-nga-turqia-ne-kosove"

Riatdhesohen 300 persona nga Turqia në Kosovë

Gazeta Express

05/06/2020 15:33

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka njoftuar se këtë javë janë realizuar dy fluturime nga Turqia, përmes së cilave janë riatdhesuar mbi 300 shtetas të Kosovës të cilët gjatë muajve të fundit kanë qenë të ngujuar në Turqi, por edhe në vende fqinje, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka vlerësuar angazhimin e të gjitha institucioneve që kanë qenë të përfshira në këtë proces.

Lexo Edhe:

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, shpreh vlerësimin më të lartë për gjitha institucionet dhe njerëzit e vullnetit të mirë të angazhuara në këtë proces, dhe si rezultat i ndihmës së të cilave është bërë i mundur riatdhesimi i shtetasve tanë. Njëkohësisht, falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express