OBSH-ja ndryshon mendim për ilaçin që e udhëzoi, shkencëtarët rishikojnë studimin që ngriti polemika - Gazeta Express
string(99) "obsh-ja-ndryshon-mendim-per-ilacin-qe-e-udhezoi-shkencetaret-rishikojne-studimin-qe-ngriti-polemika"

Gazeta Express

05/06/2020 7:17

OBSH-ja ndryshon mendim për ilaçin që e udhëzoi, shkencëtarët rishikojnë studimin që ngriti polemika

Gazeta Express

05/06/2020 7:17

Autorët e studimit të rëndësishëm, thanë se kërkimet e tyre kanë rezultuar që ilaçi hidrosiklorik rrit rreziqet për vdekje te pacientët me koronavirus, të trajtuar me antimalarikun, kanë rishikuar kërkimet e tyre.

Rishikimi u publikua në “Lancet” dhe vjen vetëm dy ditë pas revista mjekësore publikoi shqetësimin mbi medikamentin.

Lexo Edhe:

Së bashku me botimin, më shumë se 120 shkencëtarë të shquar ngritën pyetje në lidhje me të dhënat e përdorura në studim, të ardhura nga një bazë e të dhënave e drejtuar nga një kompani private, “Surgisphere”.

Mbi këtë studim, testimet ndërkombëtare të medikamentit u ndërprenë, megjithëse disa në SHBA vazhduan. Vetë presidenti Donald Trump deklaroi se e merrte ilaçin që ai e quajti një ‘pikë kthese’ me shpresën se do të parandalonte infeksionin.