Lëvizja Fol ka dënuar veprimet e stafit të mbrojtjes se Presidentit Thaçi pas sulmit që i bënë aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës sa ai po mbante konferencë.
Lëvizja Fol ka thënë se me këtë Presidenti Thaçi promovon cenimin e lirisë së shprehjes
“Debate Center dhe Lëvizja FOL dënojnë ashpër veprimet e stafit të mbrojtjes së Presidentit Thaçi. Debate Center dhe Lëvizja FOL kanë parë me shqetësim të madh veprimet e anëtarëve të mbrojtjes së afërt të presidentit Thaçi kundrejt një qytetari i cili, përmes fjalës së lirë, kishte shprehur pakënaqësitë e tija ndaj udhëheqësve dhe mënyrës së udhëheqjes së shtetit”, thuhet në reagimin e lëvizjes Fol.
Sipas Lëvizjes Fol, reagimi i stafit të sigurisë së presidentit ka shkelur të drejtat dhe liritë themelore të përcaktuara në kushtetutë.
“Reagimi i stafit të sigurisë së presidentit ka shkelur të drejtat dhe liritë themelore të përcaktuara në nenin 23 të Kushtetutës [Dinjiteti i Njeriut] dhe Nenin 26 [E Drejta e Integritetit Personal] duke krijuar kështu një precedent të rrezikshëm të shtypjes së mendimit dhe shprehjes së lirë”, thuhet në reagim.
Tutje, Lëvizja Fol ka thënë se deklaratat publike të presidentit për arsyetimin e veprimeve të stafit të tij mbështesin dhunën fizike ndaj qytetarëve.
“Deklaratat publike të Presidentit Thaçi, përmes së cilave arsyetohen veprimet e sigurimit të tij, shpërfaqin mosrespektim të të drejtave themelore të njeriut dhe mbështesin dhunën fizike ndaj qytetarëve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Fol./GazetaExpress/
\
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...